Pesë të vdekur dhe mbi 2 mijë e 100 raste të reja me Covid
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur pesë persona nga Covidi.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur mbi 2 mijë e 100 raste të reja me koronavirus.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 037 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 786 709 doza të vaksinës. Deri më sot 806 884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 84 819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 9 451 testime, 2 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 3 772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178 768. Në total numri i rasteve aktive është 30 871”, ka njoftuar MSh-ja.



