Pesë të vdekur nga Covidi në Kosovë

09 maj 2021 | 15:03

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit pesë persona e kanë humbur jetën nga Covid-19, në Kosovë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skenderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 106.442 raste nga 554.182 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.208 raste të vdekjes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka hequr një gjendje të jashtëzakonshme që ishte në…