Pesë të vdekur nga zjarri në një spital në Hamburg

06 janar 2024 | 15:00

Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në një spital në Gjermani këtë javë ka arritur në pesë, teksa hetimet për shkakun e zjarrit janë duke vazhduar.

Zjarri shpërtheu të enjten vonë në spitalin në Uelzen, në juglindje të Hamburgut.

Punonjësit e urgjencës mbërritën pranë flakëve dhe thirrjeve për ndihmë. Ata evakuuan disa njerëz dhe mundën të ndalonin përhapjen e mëtejshme të zjarrit, sipas agjencisë së lajmeve dpa, shkruan AP.

Zjarrfikësit dhe policia shpëtuan disa pacientë nga dhomat e tyre. Gjashtë persona u plagosën rëndë dhe 16 të tjerë kishin lëndime më të lehta. Shkaku i zjarrit ishte ende i paqartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, që…