Pesë veprat e famshme të vjedhura të artit, ende të pagjetura

24 tetor 2021 | 08:06

Janë ndër pesë veprat më të famshme të artit që janë vjedhur gjatë historisë, disa prej të cilave ende po kërkohen nga FBI. Lista është si më poshtë:

“Lindja e Krishtit” nga Michelangelo Merisi da Caravaggio – Caravaggio: E vjedhur natën midis 17 dhe 18 tetorit 1969 në kishën San Lorenzo në Palermo, kjo pikturë u mor duke prerë kanavacën me brisk. Hetimet e FBI-së çuan në hipotezën se nxitësi i vjedhjes ishte shefi i mafies Gaetano Badalamenti, i cili u përpoq të merrte një shpërblim duke negociuar me Vatikanin.

“Një pamje mbi Over-sir-Oaz) nga Paul Cezanne: Në natën e Vitit të Ri 2000, në mesin e entuziazmit të festimeve, vjedhja e fundit e artit kryhet në Muzeun Ashmolean në Oksford. Piktura kishte një vlerë prej tre milionë dollarëve.

“Marina” nga Claude Monet: Ishte 24 shkurti 2006 kur katër burra të armatosur hynë në Muzeun “Chacara do Céu” në Rio de Zhaneiro në ditën e parë të festimeve të famshme të karnavaleve. Atë ditë, piktura e famshme u vodh së bashku me tri vepra të tjera arti nga artistë po aq të rëndësishëm si Dalí, Matisse dhe Picasso.

“Plazhi i Sheveningenit para stuhisë” nga Vincent Van Gogh – Dhjetor 2002. Dy hajdutë hyjnë në Muzeun “Vincent Van Gogh” në Amsterdam dhe marrin kryeveprën e Van Goghut së bashku me një vepër tjetër.

“Kalorësi” nga Frans van Mieris: Vepra e artit u vodh nga Galeria e Arteve “New South Wales” në Sidnei të Australisë në vitin 2007. Absurdi i kësaj vjedhjeje është se ajo u krye në mes të ditës gjatë orëve të hapjes së muzeut dhe gjatë vizitave. /Gazeta “Si”/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Otto Witte: "Po, është e vërtetë, kam qenë pesë ditë…