Pësoi goditje në tru në stërvitje, vdes sulmuesi rus

15 korrik 2022 | 16:19

Ndahet nga jeta sulmuesi rus, Aleksandr Kozlov. Ai ishte vetëm 29-vjeç dhe shkak i vdekjes ka qenë një goditje që ka marrë në tru.

Kjo gjë ka ndodhur gjatë një seance stërvitore me një ekip amator për të cilin kishte luajtur. Kozlov ka qenë një lojtar i spikatur në moshë të re, pasi me Lokomotiv Moscoë ka debutuar si 17-vjeç në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi ka qenë edhe pjesë e moshave të Rusisë, ndërkohë që ka luajtur me ekipe si Tyumen, Khimki, Tosno, Fakel, Ararat (Armeni), Okzhetpes (Kazakistani).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Kthim dhe Komunitete…