Pezullimi i taksës, i domosdoshëm

21 janar 2019 | 08:18

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se Kosova duhet t’i trajtojë seriozisht kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për pezullimin e taksës ndaj Serbisë. 

Ai ka theksuar se Amerika po sugjeron pezullimin e taksës por, në rast se dialogu do të dështonte, taksa do të vazhdonte me automatizëm. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se pezullimi i taksës është i domosdoshëm meqë po i rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me aleaten kryesore, ShBA-në. 

Ai ka thënë se mund të vihet në pikëpyetje edhe ndihma për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës. 

Sipas Maliqit, mesazhet e Uashingtonit janë kërcënime serioze dhe nuk duhet të neglizhohen.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se…