Pfizer paditë punonjësen për tentim të vjedhjes së dokumenteve konfidenciale

25 nëntor 2021 | 19:34

Kompania “Pizer”, ka paditur punonjësen  Chun Xiao Li , nën pretendimin se ajo ka tentuar të vjedh dokumentet konfidenciale të kompanisë dhe rrjedhimisht të zbulojë sekterin, shkruan  “Reuters”, raporton “Epoka e re”.

Në një ankesë të paraqitur të martën në gjykatën federale të San Diegos, sipas Pfizerpunonjësa Chun Xiao Li shkeli marrëveshjen e saj të konfidencialitetit duke ngarkuar më shumë se 12,000 skedarë pa leje në llogaritë dhe pajisjet e saj personale nga laptopi i saj i lëshuar nga kompania.

Sipas Pfizer, kompanitë konkurrentët janë përpjekur të rekrutojnë punonjësit e saj “pamëshirshëm, veçanërisht gjatë vitit 2021”.

Me një urdhër vonë të martën, gjykatësja e qarkut amerikan Cathy Ann Bencivengo e bllokoi përkohësisht Li nga përdorimi i sekreteve tregtare të Pfizer dhe tha se avokatët e kompanisë mund të shqyrtojnë llogaritë dhe pajisjet ku ajo mund t’i ketë ruajtur ato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot presidenti Agim Ademi ishte në Ferizaj për të inauguruar…