Phillipsi: Kosovës t’i hiqet kushti i demarkacionit për vizat

05 janar 2018 | 12:06

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David Phillips, ka thënë se Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti qesharak që i ka vënë Kosovës, që liberalizimi i vizave të lidhet me marrëveshjen për demarkimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tij, synimi i Kosovës dëshmon anshmërinë e Brukselit kundër shqiptarëve.

“Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti qesharak që i ka vënë Kosovës, që liberalizimi i vizave të lidhet me marrëveshjen për demarkimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia. Synimi i Kosovës dëshmon anshmërinë e Brukselit kundër shqiptarëve”, ka shkruar Phillips në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka konfirmuar takimin…