Phoenixi kryeson 3-1 ndaj Clippersave

27 qershor 2021 | 13:40

Phoenix Suns është me një këmbë në finalen e madhe të NBA-s. Skuadra nga Arizona falë një mbrojtjeje të pakalueshme ia doli të triumfonte edhe në sfidën e katërt përballë Los Angeles Clippers brenda në “Staples Center” në Kaliforni duke e çuar në 3-1 serinë e finaleve të Konferencës së Perëndimit mes tyre.

Një sukses i ngushtë me shifrat 84-80 falë edhe lojës së shkëlqyer në mbrojtje të basketbollistit nga Bahamasi Deandre Ayton autor i 22 rikuperimeve poshtë tabelës, ndërkohë që spikati edhe me 19 pikë e 3 asistime. Phoenixi e zgjidhi sfidën që në pjesën e parë duke shkuar në pushim në avantazhin e 14 pikëve, ndërkohë që më pas menaxhoi rezultatin duke u treguar një skuadër e kujdesshme.

Meritat për këtë sezon të jashtëzakonshëm që po zhvillon skuadra nga Arizona shkojnë edhe për trajnerin Tyronn Lue që e di si fitohet titulli kampion në NBA pasi e ka fituar në 3 raste dy herë si lojtar në vitet 2000 dhe 2001 me LA Lakers dhe një herë si trajner me Cleveland Cavaliers në 2016-ën kur mposhti në finalen e madhe 4-3 me ndeshje Golden State Warriors.

Përsa i përket sfidës së “Staples Center” edhe pse Los Angeles Clippers u përpoq të reagonte në dy periodat e fundit, skuadra nga Los Angelesi vetëm sa ngushtoi diferencën, duke u ndjerë në fund mungesa e dyshes Kawhi Leonard-Serge Ibaka. Më i miri mbi parket ishte Davon Booker i Phoenix Suns autor i 25 pikëve ndërkohë që te Clippersat spikati i përhershmi Paul George me 23 pikë 16 rebound dhe 16 asistime. Sfida e pestë e serisë së finales së Konferencës së Lindjes mes tyre tashmë do të zhvendoset në parketin e Phoenix aty ku Suns do të kërkojnë të mbyllin llogaritë e kualifikimit. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e XLIV të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes…