Piateku, objektiv i Barçës 

04 tetor 2018 | 11:51

Krzysztof Piatek është sensacioni i momentit jo vetëm në Serinë A. Ai ka shënuar 8 gola në 6 takimet e para të Serisë A dhe vlera e tij është shumëfishuar.

Sulmuesi i Genoas, Krzysztof Piatek është shndërruar në objektiv i skuadrave të mëdha, ku përfshihet edhe Barcelona. Sigurisht se është herët për të folur për një transferim të mundshëm të 23-vjeçarit në “Camp Nou”, por sikurse njoftojnë mediet pranë “blaugranave”, drejtuesit e klubit katalan po e vëzhgojnë me shumë interes ecurinë e polakut.

Presidenti Preziosi shpenzoi vetëm katër milionë euro gjatë merkatos së verës, për ta marrë nga Cracovia, ndërsa çmimi i tij pas vetëm gjashtë takimesh në Serinë A është 10-fishuar. Ndoshta edhe më shumë, sepse me këtë ritëm që po shënon polaku, klubet e mëdha nuk do të hezitonin për të shpenzuar shifra të mëdha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania ka akuzuar inteligjencën ushtarake ruse për një mori sulmesh…