Piceria e cila ofron 500 euro në rast se hani picën prej 81 centimetrave

31 tetor 2018 | 11:36

Piceria Pinheads në Dublin ka ofruar një çmim marramendës nëse mund të hani një picë prej 81 centimetrave të shoqëruar me dy “milkshake” në të njëjtën kohë. Pronari i picerisë, Anthony Kelly, ka thënë se askush nuk do ta kalojë këtë sfidë. “Deri më tani e kanë provuar mbi 100 njerëz, por askush nuk ka fituar”, ka deklaruar ai. Personi i fundit i cili e sfidoi veten ishte një gazetar i cili arriti të hante një të katërtën e picës brenda 35 minutave, por pa asnjë milkshake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e çifteve të reja vendosin të bëjnë një ose…