Piloti i Titanit humbi kontrollin edhe në një mision të mëparshëm

06 korrik 2023 | 07:56

Dy javë më parë bota u trondit nga vdekja e 5 personave në fund të oqeanit pasi shpërtheu një nëndetëse. Por kjo nuk ishte hera e parë që Titan, kishte hasur probleme.

Një video e publikuar nga Daily mail tregon se si një operator humbi kontrollin e nëndetëses përpara se të fillonte të rrotullohej 360 gradë në një mision të mëparshëm.

Pesë pasagjerë ishin 300 metra nga rrënojat e Titanikut gjatë një misioni vitin e kaluar, kur piloti Scott Griffith tha ‘ne kemi një problem’ – fjalë që askush nuk dëshiron të dëgjojë në rreth 12.500 metra nën nivelin e detit.

Pamjet nga brenda nëndetëses, të filmuara si pjesë e një dokumentari të BBC-së të vitit 2022, tregojnë një ekip të shqetësuar duke dëgjuar Griffith-in teksa ai u thoshte se diçka nuk shkonte me shtytësit e Titanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetas serb dyshohet se ka humbur jetën në Ukrainë…