Piloti italian dënohet me 18 muaj

01 prill 2020 | 21:49

Piloti italian Andrea Iannone, që garon në Moto GP me motorin Aprilia, është dënuar me 18 muaj për shkak se ka dalë pozitiv gjatë një testi antidoping të kryer sezonin e kaluar në garën e Malajzisë.

Edhe pse është konfirmuar që pozitiviteti ka ardhur si pasojë e ushqimit, gjykata antidoping e dënoi me 18 muaj pilotin italian, që rrezikonte deri në 4 vjet. Sipas gjykatës, piloti duhej të ishte informuar në lidhje me ushqimin e tij.

Iannone u shpreh se ka mbetur i habitur nga dënimi dhe se do ta apelojë dënimin në CAS. Deri sa Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) të marrë një vendim pritet që Aprilia të afrojë një pilot të ri dhe kandidatë janë Bradley Smith e Lorenzo Savadori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë…