Pioli: Arritëm fitore të madhe ndaj Juventusit

08 korrik 2020 | 18:15

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shprehur shumë i lumtur për fitoren e arritur në ndeshjen ndaj Juventusit (4-2).

Ai e ka vlerësuar si të madhe fitoren ndaj “Zonjës së Vjetër”, kurse për futbollistët ka thënë se treguan shpirt fituesi.

“Përgëzimet janë për të gjithë futbollistët, që treguan mentalitet dhe shpirt fituesi. Edhe në kohë të vështira ata janë të etur të qëndrojnë së bashku dhe ta ruajnë besimin. Kështu ata u shpërblyen me një fitore të madhe.  E gjitha është rezultat i punës së përditshme. E dinim që pozicioni në tabelë nuk tregonte cilësitë tona. Kështu që u përqendruam te puna dhe te shprehja e vlerave tona në fushën e blertë. Tani e di që mund të mbështetëm te të gjithë lojtarët dhe ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Është një sezon i pazakontë”, ka thënë Pioli, i cili ka bërë me dije se skuadra e Milanit mezi po e pret takimin e radhës ndaj Napolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka rezultuar…