Pioli: Ibra është një dhuratë e madhe nga Milan

05 janar 2020 | 13:39

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka dhënë disa komente lidhur me transferimin më të ri në skuadër, Zlatan Ibrahimoviq.

Sulmuesi suedez ka nënshkruar kontratë për gjashtë muaj me skuadrën ‘Rosoneri’, për t’i ndihmuar ata për pjesën e mbetur të sezonit. Pioli e sheh transferimin e Ibra si një dhuratë të madhe për të, pasi beson se mund ta shfrytëzojë për mrekulli.

“Ibrahimoviq është lojtar i mirë, ai ka karizmën dhe ai nuk është ndalur kurrë së përmirësuari ose ngritur nivelin e lojës. Zlatan do të sjell entuziazëm dhe eksperiencë, si dhe dëshirë të madhe” ka thënë Pioli për ‘Gazzetta dello Sport’.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
04.01.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Mitrovicë 1…