Pioli: Jam i lumtur për fitore, na pret një ndeshje e komplikuar

13 prill 2023 | 12:00

Milani e fitoi ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Napolit (1-0), por trajneri Stefano Pioli ka thënë se skuadrën e tij e pret një ndeshje e komplikuar për të arritur në gjysmëfinale.

“Nuk mendoj se kishte dëshirë nga ana e Napolit për hakmarrje. Napoli na sulmoi pak më shumë, ne na u desh të luanim me topa të gjatë. Ata na sulmuan më shumë, por ne e bëmë një lojë serioze me kujdes, kualitet dhe energji. Askush nga ne nuk mendon se e kemi kaluar turnin, na pret një ndeshje e komplikuar dhe e ekuilibruar, siç kanë qenë gjithmonë ato mes nesh dhe Napolit”, ka deklaruar Pioli për “Milan TV”.

“Napoli, edhe pse nuk e kishte sulmuesin, i kishte rastet e veta. Maignan ka bërë punë të mirë. Ata e kanë sulmin më të mirë, por ne duhet të bëjmë më mirë, e kemi mbrojtjen më të mirë në pesë ndeshjet e fundit. Është një kundërshtar me kualitet të lartë dhe mund të vuajmë edhe në Napoli. Sidoqoftë, edhe ne i kemi kualitetet tona”, ka shtuar Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alexei Navalny, lideri më i njohur i opozitës ruse, vuan…