Pioli rinovon kontratën me Milanin

01 nëntor 2022 | 14:24

AC Milan dhe trajneri Stefano Pioli kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës.  Trajneri italian me kontratën e re do të mbetet pjesë e “Rossonerëve” deri në qershor të vitit 2025.

“AC Milan është i lumtur të njoftojë se Stefano Pioli ka zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Pioli kishte kontratë deri në vitin 2023, por tani me zgjatjen e saj ai do të jetë pjesë e “kuqezinjve” edhe për dy vjet të tjera. 57-vjeçari e stolisi Milanin me titull të kampionit edicionin e kaluar pas shumë vjetësh në Serie A.

Milani nën urdhrat e tij edhe këtë vit është në garë për mbrojtjen e titullit si dhe është afër të kualifikohet në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Pejë ka bërë me dije se…