Pioli: Shansi i fundit i Milanit është kundër Atletico Madridit

23 nëntor 2021 | 16:55

Stefano Pioli shpjegon se çfarë duhet të ndryshojë Milani për të fituar kundër Atletico Madridit në shansin e fundit për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Milan dhe Atletico Madrid takohen nesër nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Ne analizuam se si luan Atletico Madridi, është e lehtë të motivosh djemtë për këto ndeshje, është shansi ynë i fundit për të mbetur në Champions League”, ka thënë Pioli në një konferencë për shtyp.

“Ekipi është ndërtuar për të qenë konkurrues në të gjitha garat. Shumë prej tyre janë duke luajtur në Champions League për herë të parë në karrierën e tyre. Ne kemi dëshmuar se jemi ende larg nga klubet e tjera, por do të na duhet një paraqitje e madhe nesër”, ka shtuar Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka reaguar kompania e autobusit të aksidentuar sot në Bullgari,…