Pioli: Tani të fitojmë Ligën e Evropës

14 dhjetor 2023 | 13:13

Trajneri Stefano Pioli pas eliminim nga Liga e Kampionëve ka thënë se është koha që të shikohet përpara dhe të triumfojnë në Ligën e Evropës.

“Pengje? Sfida e parë, ajo kundër Newcastle, duhet ta kishim fituar për atë që dhamë në fushë. Na vjen keq që nuk ia dolëm, kishim shumë pritshmëri në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Tani është koha të shohim përpara. Liga e Evropës është një turne i rëndësishëm, Milan nuk e ka fituar kurrë. Kjo është një mbrëmje e ëmbël dhe e hidhur. E ëmbël pasi Milani nuk fitonte në Angli që nga 2005, luftuan, besuam dhe fituam, por jemi të zhgënjyer pasi dolëm nga Liga e Kampionëve”, ka thënë Pioli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milwaukee mposhti me rezultat 140-126 Indianas, duke iu bashkuar Bostonit…