Pique: Kemi prekur fundin, Barcelonës i duhet gjak i ri

15 gusht 2020 | 00:21

Gerard Piquè, mbrojtësi i Barcelonës, pas 8-2 ndaj Bayern Munichka sulmuar drejtuesit dhe kërkoi një ndryshim të menjëhershëm në krye të klubit.

“Kemi prekur fundin dhe duhet të bëjmë një ndryshim në të gjitha pjesët, jo vetëm lojtarët. Kemi arritur në një pikë pa kthim, nuk po bëjmë një rrugë të saktë dhe rezultatet thonë kështu.

Shihet prej disa vitesh, pavarësisht nga lojtarët dhe trajnerët. Duhet gjak i ri. Ky është realiteti, është e vështirë, kemi arritur deri në një pikë ku nuk ka shumë më tepër për të bërë. Sot është një performancë e papranueshme. Nëse doni apo duan të iki, e bëj pa problem”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte COVID-19 i ka marrë jetën anesteziologut nga Mitrovica, Sherafedin…