Pique në dyshim për ‘El Clasico’

04 prill 2021 | 22:28

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mund të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit në La Liga.

Shërimi i Piques nuk po shkon aq shpejt sa ishte planifikuar në ditët e fundit dhe kjo ka alarmuar klubin katalunas. Ai ende nuk ka qenë në gjendje të përfundojë një sesion të plotë me grupin.

Ndeshja “El Clasico” zhvillohet të shtunën dhe mund të jetë domethënëse për titullin kampion. Prej ndeshjes gjysmëfinale në Copa Del Rey ndaj Sevillas, Gerard Pique nuk është paraqitur më për Barcelonën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pashkët po festohen nën masa antipandemike në Vatikan. Distanca fizike…