Piraj kërkon nga qeveria ta heq taksën për lëndën e parë

09 prill 2020 | 12:10

Njohësi i çështjeve ekonomike dhe pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka vlerësuar se ky vit do të jetë i vështirë për ekonominë e Kosovës për shkak të pandemisë COVID-19.

Piraj ka thënë se Kosova është e varur nga remitencat, dhe se nëse bashkatdhetarët do të kenë probleme financiare, atëherë sipas tij Kosovën e presin ditë të vështira.

“Shumë është me rëndësi se sa do të zgjat kjo situatë, nëse zgjat më shumë se tre muaj atëherë mendoj se do të kemi një krizë shumë të thellë”, ka thënë Piraj për gazetën “Scanner”.

Ndërsa duke komentuar pakon emergjente të qeverisë së Kosovës,  Piraj  ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete buxhetore për të ofruar pako e cila mund t’i mbulonte humbjet dhe do t’i mbronte bizneset nga dëmi ekonomik. “Kjo pako është emergjente dhe si e tillë edhe mund të konsiderohet si në rregull, mirëpo e dimë se këto raste në vendin tonë janë shfrytëzuar në të kaluarën për keqpërdorime, shpresojmë që kësaj here të mos keqpërdorën”, është shprehur Piraj.

I pyetur se çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës për ta mbajtur gjallë ekonominë dhe sektorin privat në këtë situatë, Piraj ka thënë se qeveria e Kosovës duhet t’i eliminojë taksat për lëndën e parë.

“Duhet ta di publiku i gjerë se ende prodhimtaria vendore paguan taksa për lëndë të parë dhe për ambalazh, qeveria nuk duhet të fle po duhet t’i eliminoj taksat në lëndën e parë dhe ambalazh po gjithashtu në pjesë rezervë të cilat janë të nevojshme për prodhim të suksesshëm, ne jemi vonuar shumë derisa Maqedonia dhe Serbia kanë bërë reforma të mëdha fiskale dhe kanë tërhequr investime të konsideruar ndërkombëtare”, ka thënë Piraj.

Piraj folur për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar kompania e tij në kohën e pandemisë COVID-19.

“Kemi një ngritje të çmimit të transportit diku deri më 30 për qind për arsye se vende të ndryshme shoferët i mbajnë në karantinë dhe normal na është vështirësuar dukshëm furnizimi me lëndën e parë, si rrjedhojë e tërë kësaj kemi rënie të konsideruar të fitimit”, ka theksuar Piraj.

Më tutje, njohësi i ekonomisë, Burim Piraj ka folur edhe për heqjen e taksës 100 për qind dhe vendosjen e reciprocitetit në mënyrë graduale.

Ai ka thënë se taksa ka qenë vendimi i duhur në kohën e duhur. “Taksa ka qenë një vendim politik që ka prodhuar dhe efekte ekonomike dhe në ekonominë kosovare ka pas efekt pozitiv.  Ne qysh herët kemi kërkuar reciprocitet me Serbinë , mirëpo institucionet tona nuk na kanë përfillur edhe pse Serbia kurrë nuk e ka lejuar transitin e mallit për Kosovë duke e konsideruar Kosovën si provincë të veten dhe si import i brendshëm, mirëpo tani që është marrë vendim për reciprocitet shpresojmë të zbatohet në përpikëri”, ka deklaruar Piraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anëtar i ekuipazhit në anijen spitalore “USNS Mercy” e…