Pjesëtarë të familjes Jashari i bashkohen AKR-së

15 shtator 2019 | 21:44

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se kësaj partie i janë bashkuar disa figura të reja.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Pacolli ka thënë se AKR-së iu bashkuan pjesëtarët e familjes Jashari nga Prekazi.

“Gjithmonë kënaqësi të jem në mesin e njërëzve që luftuan për lirinë e Kosovës. AKR-së sot ju bashkuan pjesëtarët e familjes Jashari nga Prekazi (të afërt të komandantit legjendar Adem Jashari). Bëhet fjalë për Avokatin e mirënjohur Z. Hasan Jashari, vëllain e tij Z. Dibran Jashari, udhëheqës i zyrës së punësimit në Skenderaj si dhe 15 veta tjerë, anëtar të familjeve të tyre. Me këtë rast të gjithë u pajisen me kartelat partiake të AKR-së. Me Aleancën Kosova e Re do ti japim vlerë lirisë”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur për…