Plaçkitet një bankë afër Prishtinës

24 shtator 2018 | 18:09

Persona të armatosur plaçkitën të hënën një degë të bankës “TEB” në dalje të Prishtinës, në fshatin Llapnasellë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se është vjedhur një sasi e konsiderueshme e parave, por nuk e ka saktësuar shumën.

“Ka ndodhur një grabitje e armatosur në një filialë të bankës. Grabitja ka ndodhur nën trysninë e armëve të zjarrit dhe grabitësit kanë marrë me vete një sasi të konsiderueshme të të hollave”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka thënë se deri më tash nuk është arrestuar ndonjë i dyshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), si marrëveshja e parë kontraktuale…