Plagosen dy persona me armë zjarri në Fushë Kosovë

31 maj 2023 | 19:17

Dy persona të gjinisë mashkullore kanë pësuar lëndime trupore nga të shtënat me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në “Rrugën e Pejës” në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se lidhur me këtë rast Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri.

“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, që dyshohet të kenë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri.

Aktualisht në koordinim me prokurorinë Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit,  ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta “The Guardian” duke u thirrur në burime shkruan se…