Plagoset një kamarier në Samadraxhë

03 gusht 2018 | 20:02

Një kamarier , 33 vjeçar, është plagosur me armë zjarri në Samadraxhë të Suharekës, ku drejt tij janë shtënë tre plumba.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar edhe Vesel Gashi nga Policia Rajonale e Prizrenit.

“Policia është në vendin e ngjarjes dhe jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet konform ligjit”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Ende nuk dihen motivet e këtij konflikti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg…