Plani nëntë pikësh i OSBE-së për situatën në veri, reagon politologu Albinot Maloku

04 qershor 2023 | 11:02

Politologu Albinot Maloku ka reaguar rreth situatës së fundit në veri, sidomos ndaj një plani të paraqitur nga OSBE-ja.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka theksuar se derisa po lexonte për shpalljen e një plani prej nëntë pikësh që e kishte ofruar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE, për situatën në katër komunat në veri të vendit, kishte menduar mos ishte rrugëtimi i anëtarësimit të Republikës së Kosovë në këtë organizatë, mirëpo, jo nuk ishte kjo.

“OSBE nuk jep asnjë ndihmë, (nëse veç ikjes nga neutraliteti që prej kohësh e ka ndaj Kosovës), nëse ofron mbështetjen e një procesi zgjedhor të përfolur për këto katër komuna. Nëse do të ndihmojë, atëherë duhet të nis procedurat e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në të”, ka shkruar Maloku.

Ai ka thënë se për procesin zgjedhor kujdesët Komisioni Qendror Zgjedhor, institucion tashmë i dëshmuar jashtëzakonisht i suksesshëm në organizimin e proceseve zgjedhore në vend.

“Republika e Kosovës duhet të jetë shtet anëtar i OSBE-së edhe me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve kombëtare, e për të përmbushur detyrimet që dalin nga Akti Final i Helsinkit dhe Karta e Parisit për Evropën e Re”, ka deklaruar politologu Maloku.

Ministri i jashtëm maqedonas, njëherësh edhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka prezantuar planin e OSBE-së për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Plan-propozimi prej 9 pikash kërkon që kryetarët e katër komunave në veri të vendit të japin dorëheqjen gjatë verës së këtij viti, shteti i Kosovës të tërheq njësinë speciale nga ajo pjesë e vendit dhe Serbia të ul gatishmërinë ushtarake.

Plan-propozimi prej 9 pikash i OSBE-së:

  • Kosova dhe Serbia rikonfirmojnë përkushtimin ndaj marrëveshjes bazë dhe Protokollit të Ohrit.
  • Kosova tërheq forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia ul gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura.
  • Policia e rregullt, me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it, merret me sigurinë tokësore.
  • Protestat anulohen, funksionet dhe shërbimet komunale rikthehen. Jeta normale rifillon. Aksesi u jepet punonjësve komunalë.
  • Kryetarët e komunave japin dorëheqjen në verën e vitit 2023, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme komunale.
  • Zgjedhjet të parakohshme komunale të mbajtura këtë vit.
  • OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, duke rritur besimin dhe besushmërinë dhe konfidencën ndërmjet komuniteteve
  • OSBE-ja angazhon të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit
  • OSBE-ja mbështet zbatimin me mirëbesim të dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut kuptimplotë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xavi Simons është një nga taletnet më të mëdhenj holandez…