Plot derbi në Superligë

16 janar 2021 | 09:50

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll, ku skuadrat kanë bërë disa përforcime për stinorin vjeshtor. Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit.

Vreshtarët përfunduan stinorin vjeshtor në vendin e parë me 11 fitore dhe tri humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e shtatë me katër fitore dhe dhjetë humbje. Përballja e dytë është ndërmjet rivalëve të vjetër, Bashkimit dhe Trepçës.

Dy skuadrat kanë bërë disa ndryshime në afatin kalimtar, ku mitrovicasit kanë rikthyer Drilon Hajrizin, për t’iu ndihmuar për realizimin e objektivave. Prizrenasit kanë tetë fitore dhe gjashtë humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe 12 humbje.

Të dielën do të sfidohen Peja dhe Sigal Prishtina, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, që gjithashtu ka bërë ndryshime. Pejanët kanë nëntë fitore dhe pesë humbje, kurse prishtinasit katër fitore dhe dhjetë humbje.

Takimi i fundit është në mes të Ponte Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit. Prizreni është përforcuar me Divine Mylesin, kurse therandasit me Gëzim Morinën dhe Erjon Kastratin. Të dyja skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë stinor. Ponte ka dhjetë fitore dhe katër humbje, kurse Ylli tetë fitore dhe gjashtë humbje.

Superliga – Java 15

Të shtunën takohen:
15:00 Rahoveci – Vëllaznimi
17:00 Bashkimi – Trepça

Të dielën takohen:
15:00 Peja – Sigal Prishtina
17:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga fillimi i paraqitjes së rasteve të para me…