Po bëhemi gati për Lojërat Mesdhetare 2030

20 prill 2026 | 08:50

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar planet e komunës për vitin 2026.

Rama në një intervistë të shkurtër për Ekonomia Online përmendi unazën e kryeqytetit dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare të cilat do të mbahen në vitin 2030.

“Oh kemi shumë plane, këto janë të gjitha publike. Pra planet transformuese për qytetin, projekte të shumta, unazën e kryeqytetit, po bëhemi gati edhe për lojërat olimpike, lojërat mesdhetare të vitit 2030. Pra na presin punë të mëdha me projekte të mëdha. Prandaj edhe për këtë po them që për nder të heronjve, për nder të sakrificës së madhe që e kanë dhënë edhe të gjithë heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që të vazhdojmë me punën tonë të përbashkët për të mirën e vendit tonë”, tha Rama për EO.

Ndryshe sot në Komisionin për Kulturë, Turizëm dhe Sport do të shqyrtohet edhe projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në mbledhjen e…