Po mbahen provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka”

24 shtator 2019 | 11:16

Nga ora 9:00 në Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e plotësues, për vitin akademik 2019-2020 të studimeve themelore – bachelor do të regjistrojë 488 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet joshumicë.

Shpallja e rezultateve preliminares do të bëhet deri më 25.09.2019.

Kandidatët të cilët nuk mund të pranohen, kanë të drejtë ankese, më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakultetet përkatëse më datë 28.09.2019 duke filluar nga ora 10:00.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ftesës së presidentit Hashim Thaçi, një Mision i BE-së…