Po mbahet Panairi i dytë artizanal në Podujevë

13 gusht 2023 | 10:54

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës” po mbahet panairi i dytë artizanal i grave në Komunën e Podujevës, në të cilin po promovohen punime artizanale të grave dhe ushqime të ndryshme tradicionale.

Në hapjen e panairit dje mori pjesë nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu dhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pajtim Balaj, organizimin e këtij panairi e ka përkrahur financiarisht Komuna e Podujevës.

Nënkryetarja Lahu përgëzoi gratë e vyera llapjane për produktet e përgatitura, duke i inkurajuar të gjithë qytetarët llapjanë t’i vizitojnë dhe t’i shijojnë sepse vetëm duke i përkrahur në aktivitete të tilla do të fuqizohet dhe do të rritet motivi i tyre për punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpërthime të fuqishme nga në një vend ku mbaheshin rezervat…