“Po tentohet heshturazi që komunave t’u merren mjetet e pashpenzuara”

03 janar 2023 | 18:37

Drejtori i Drejtorisë së Financave në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj, vlerëson se me miratimin e buxhetit shtetëror për vitin 2023 synohet që mjetet vetanake të komunave të barten.

“Po tentohet heshturazi që komunave t’u merren të hyrat vetanake të pashpenzuara nga vitet paraprake”, është shprehur Abazaj në

“Miratimi i amendamentit ka qenë falso sepse ka një pjesë tekstuale ku thuhet se të hyrat ju merren komunave. Është hequr vetëm pjesa ‘vitet paraprake’ dhe ka mbet vetëm 2022”.

Abazaj ka thënë se kështu Ligji për Buxhetin do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Qeveria po do që ta prodhojë një krizë të re. Në momentin që ligji shkon në Kushtetuese dhe vendi do të mbetet pa buxhet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e të Burgosurve Politikë ka mbështetur lulëkuqen për simbol…