Po zhvillonin gara të shpejtësisë në Istog, policia i gjobit me nga 500 euro

29 prill 2024 | 16:51

Policia e trafikut ka gjobitur me nga 500 euro, nga 5 pikё negative dhe 12 muaj masё mbrojtёse dy kundёrvajtёs qё po zhvillonin gara tё shpejtёsisё nё Istog.

Policia ka njoftuar se tё hёnёn gjatё patrullimeve rutinore ka hasur dy kundёrvajtёs tё cilёt ishin duke zhvilluar gara tё shpejtёsisё.

“Pёr kundёrvajtёsin (1) ёshtё shqiptuar fletgjoba: 500 euro, 5 pikё negative, 12 muaj masё mbrojtёse. Pёr kundёrvajtёsin (2) ёshtё shqiptuar fletgjoba: 500 euro, 5 pikё negative, 12 muaj masё mbrojtёse”, ka njoftuar policia.

Policia ka kërkuar nga qytetarёt qё ta respektojnё ligjin dhe shenjat në komunikacion, në mënyrë që tё parandalohen aksidentet në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komanda e Forcave Tokësore( KFT), në kuadër të planit dhe…