Poçaria “në zhdukje”

24 qershor 22:13

Ali Gega është një nga poçarët e paktë dhe të fundit të qytetit të Vlorës që ushtron një profesion të tillë në qytetin bregdetar.

Ai thotë se pasionin për zanatin e artizanit e ka të trashëguar nga i ati, traditë që e pasoi dhe të djali i tij Erindi.

Gega tregon se para disa vitesh kërkesat e ulëta për këtë sektor dhe të ardhurat e pamjaftueshme sollën mbylljen e biznesit nga ai por ishte pasioni dhe këmbngulja e të birit që e rikthyen sërish në treg.

“Për një kohë të gjatë e preva si punë se nuk kishte kërkesa. Nuk e di pse nuk ka por për mua gjithmonë është shteti. Djali më tha të rikthehemi te kjo punë, kishte dëshirë ta bënte këtë punë dhe më tepër për të plotësuar dëshirën e djalit meqë e kërkon të mos zhduket ky profesion.”

Mungesa e tregut për të promovuar punën e tyre në qytetin turistik të Vlorës sipas Gegës është dhe shkaku pse shumë artizanë të tjerë të qytetit kanë hequr dorë nga poçaria.

Ai thekson se shpeshherë i është bërë kërkesë bashkisë së Vlorës për mundësimin e një tregu ku mund të operojnë por nuk është aprovuar në asnjë rast.

“Na duhet një vend tregu, edhe panairet që hapen nuk na lë më njeri. Ku do të prezantohet turisti, ku jam i futur unë në këtë lagje? Duhet të jetë një vend që ta caktojë Bashkia.”

Suporti ndaj kësaj mjeshtërie të trashëguar në breza mungon edhe nga shteti shqiptar, ku sipas profesionistëve të këtij zanati nuk u është dhënë asnjë stimul, qoftë edhe fiskal, për të mos e lënë këtë profesion ti mbetet historisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Bujar Dugolli, ka komentuar në emisionin Pressing në…