Pochettino konfirmon se Kane luan në finale

24 maj 2019 | 14:24

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino beson se sulmuesi Harry Kane do të jetë i gatshëm për t’i ndihmuar “Spurs”-ave në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Finalja në mes Tottenhamit dhe Liverpoolit zhvillohet më 1 qershor në Madrid.

“Kane po stërvitet dhe ka hyrë në fazën përfundimtare të rimëkëmbjes së tij. Ne shpresojmë se do të jetë në gjendje të na japë një dorë, qoftë nga fillimi, stoli, ose nëse jo, atëherë duke na dhënë mbështetje morale në dhomën e veshjes. Por ne jemi optimist se ai do të jetë në gjendje për të na ndihmuar në fushë”, ka thënë Pochettino.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…