Pochettino: Mbappe duhet të largohet nga PSG-ja nëse dëshiron ta fitojë Topin e Artë

20 nëntor 2022 | 15:06

Mauricio Pochettino ka sugjeruar që Kylian Mbappe duhet të largohet nga Paris Saint-Germain (PSG) për të evoluar dhe konkurruar për Topin e Artë në të ardhmen.

Pasi menaxhoi Mbappen gjatë kohës që ishte në PSG, Pochettino ka sugjeruar se e di se çfarë duhet të bëjë francezi në mënyrë që të përparojë si lojtar.

Duke folur për “El Pais”, Pochettino ka thënë: “Ai është në një rrugë ngjitëse, dhe tani e tutje ne do të duhet të shohim Mbappe më të mirë me rekorde edhe më të mira. Evolucioni shpesh ndodh duke lënë zonën e rehatisë. Rinovimi për PSG është i mirë për klubin. Por Mbappe në të ardhmen do të duhet të mendojë se largimi i zonës së tij të rehatisë do ta afrojë atë për të luftuar për Topin e Artë”.

Trajneri argjentinas  ka thënë se francezi është ende i papjekur, duke e krahasuar atë me bashkëlojtarët Lionel Messi dhe Neymar.

“Mbappe është më i ri se [Messi dhe Neymar] dhe ende i papjekur. Ai është një kafshë, ka karizëm të madh, por ende duhet të gjejë veten. Leo dhe Ney janë lojtarë total, ata janë më të përgjegjshëm edhe pse në mënyra të ndryshme. Ndërsa Kylian vazhdon të kërkojë veten”, ka thënë ai.

Mbappe ka qenë fenomenal që kur iu bashkua parisienëve në vitin 2017, duke shënuar 190 gola në të gjitha garat, por Pochettino beson se një lëvizje mund të përfitojë nga karriera e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që të bllokohen…