Podujevasit i harrojnë masat kundër Covidit

01 gusht 2020 | 20:42

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa edhe më të rrepta për parandalimin e zgjerimit të infeksionit Covid-19 shkaktuar nga virusi Korona i ri. Por, duket se janë disa të rinj në disa qytete të Kosovës që nuk ua lëshojnë sytë dhe mendjen masave të qeverisë pasi që nuk i respektojnë ato. Në këtë fotografi, e cila është realizuar në një lokal në Podujevë, shihen grumbull i madh i të rinjve duke bërë qejf, pa çuar mendjen kah virusi Korona. Duke parë të tilla organizime në lokale të ndryshme në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka dalë në terren dhe e ka parë vetë gjendjen, ka paralajmëruar: “Mbrëmë unë vetë isha në terren. Kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar. Prandaj, nga sot, në koordinim me policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do ta fillojmë ashpërsimin e zbatimit të masave”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, gjatë ditës së nesërme do…