Podujevë, diskutohet për rritjen e inkasimit të mbeturinave

11 gusht 2023 | 12:52

U mbajt takim mes përfaqësuesve të Komunës së Podujevës, Kompanisë Regjionale “Pastrimi” Sh.A dhe Giz-it Gjerman, temë kyçe e takimit ishte rritja e inkasimit të mbeturinave duke shtuar numrin e ekonomive familjare në grumbullimin e mbeturinave nga kompania “Pastrimi”, në këtë angazhim kontribut të çmuar është duke dhënë eksperti i jashtëm i angazhuar nga GIZ-i, Michell Rohmann, me përvojën e tij për menaxhimin e mbeturinave.

U diskutua për metoda praktike, të lehta dhe sa më efikase për futjen në sistem të inkasimit të mbeturinave të ekonomive familjare të cilat nuk paguajnë për mbeturina.

Në fund u vendos që të krijohen ekipe nga Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, të cilat do të dalin në terren për ta vlerësuar gjendjen reale të ekonomive familjare dhe përfshirjen sa më të madhe të tyre në ofrimin e shërbimeve që ofrohen nga kjo kompani, kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të mbeturinave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli Brightonit, Moise Coicedo, i cili ishte objektiv i shumë…