Podujevë, hapet ordinanca stomatologjike, ofron shërbime dentare për personat me aftësi të kufizuara
20 dhjetor 2023
| 22:35
“Përpjekja jonë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF për të gjithë qytetarët padallim po vazhdon. Në kuadër të këtij angazhimi nga sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara në katin e parë në objektin e QKMF-së”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ai ka përgëzuar stafin mjekësor për punën dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.