Podujevë, lirohen nga detyra dy drejtorët e PDK-së

13 korrik 2023 | 17:48

Komuna e Podujevës ka njoftuar se me kërkesë të drejtoreshës së Administratës, Antoneta Ejupi dhe drejtorit të Bujqësisë, Fatmir Rudari për lirim nga detyra. Ata të enjten janë liruar nga këto detyra nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Sipas njoftimit të kësaj komune, kryetari Bulliqi i ka falënderuar dy drejtorët për punën, kontributin dhe korrektësinë që kanë treguar përgjatë kësaj kohe sa kanë udhëhequr me këto dikastere, si dhe ju ka uruar suksese e mbarësi në angazhimet e tjera.

Kujtojmë se këtë vendim, Ejupi dhe Rudari e kanë marrë pas prishjes së koalicionit PDK-LV në nivel lokal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka ironizuar me dhunën…