Pogba del pozitiv me doping, rrezikon deri në katër vjet pezullim

12 shtator 2023 | 13:49

Paul Pogba vijon momentin e errët te Juventusi. Mesfushori francez rezultoi pozitiv në një test dopingu që u mbajtëm 20 gushtin e kaluar pas ndeshjes Udinese-Juventus, në të cilën ai as nuk doli në fushë.

Mesfushori i Juventusit do të pezullohet si masë paraprake dhe ka tri ditë kohë për të kërkuar një kundër analizë. Nëse testi pozitiv konfirmohet, Pogba do të gjykohet nga gjykata kombëtare anti-doping dhe rrezikon një skualifikim dy deri katër vjet.

Pas Udineses, ku nuk doli në fushë, Pogba luajti 52 minuta me Bolognën dhe Empolin, përpara se të dilte për shkak të lëndimit në ndeshjen kundër toskanëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë shkëputur…