Pogba e pranon ofertën e Realit

19 korrik 2019 | 15:09

Real Madrid ka edhe një objektiv këtë afat kalimtar dhe ai është Paul Pogba.

“Operacioni 200” është operacioni i rikrijimit të një Reali me emra të rinj ku deri tani janë bashkuar, Hazard, Joviq, Mendy. Por për të mos rrezikuar me “fair-play” financiar Real do të largojë disa nga yjet e tij nga ekipi. Gareth Bale dhe James Rodrigues janë dy futbollistët që siç duket i kanë biletat e prera. Uellsiani duket pranë një kalimi tek Bayern Munchen, por pista të mundshme janë edhe Manchester United si dhe rikthimi tek Tottenham.

Ndërsa kolumbiani James duke shumë afër kalimit tek Napoli. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Pogba Pogba ka zgjedhur Realin dhe menaxheri i tij Mino Raiola ka refuzuar takimet me drejtuesit e Juventus.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika Islamike e Iranit ka mohuar se luftanija amerikane ka…