Pogba i vendosur për transferim në Real

02 maj 2019 | 13:05

Paul Pogba dëshiron me çdo kusht të transferohet te Real Madridi gjatë verës, raporton “Independent”.

Mesfushori francez është i shqetësuar për pamundësinë e Manchester Unitedit për të sfiduar për titullin e Ligës Premiere. Ai beson se Djajtë e Kuq nuk do të arrijnë ta fitojnë titullin për disa vjet në vijim, prandaj mendon për sfida të reja.

Reali është ëndërr e tij, këtë e ka pohuar në një deklaratë të mëhershme, ndërsa tashmë po spekulohet se ai mendon seriozisht që ta vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu”. Pogba nuk dëshiron ta presë projektin rindërtues të Unitedit, duke qenë se nuk beson në suksesin afatshkurtër të tij.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka e Shqipërisë (BSH) deklaron se procesi i ristrukturimit të…