Pogba: Islami më ka bërë njeri më të mirë

11 qershor 2019 | 14:58

Ylli i Manchester United, Paul Pogba muajin e kaluar bëri një pelegrinazh në Mekë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, nuk lindi si mysliman pavarësisht besimit të nënës së tij.

Por pasi kaloi një periudhë të vështirë, Pogba vendosi të hulumtojë fenë dhe të ndjekë numrin e miqve të tij duke praktikuar Islamin. Mesfushori, i cili mbetet një objektiv transferimi për Real Madridin këtë verë, i atribuon të gjitha fesë islame, pasi sipas tij ai është bërë person më i mirë.

I pyetur se çfarë do të thotë të jesh një mysliman për të në podcastin e ri të “The Times”, Pogba ka deklaruar: “Është gjithçka. Kjo është ajo që më bën mirënjohës për gjithçka. Më bëri të ndryshoja, të kuptoja gjërat në jetë. Me mend, ndoshta, kjo më bën më paqësor brenda”.

“Islami nuk është imazhi që të gjithë e shohin – terrorizmi… Ajo që dëgjojmë në media është me të vërtetë diçka tjetër, ndërsa ajo në realitet është diçka e bukur. Më ka bërë edhe njeri më të mirë. Kushdo që mund të gjej paqe mund të lidhet me Islamin”, ka shtuar Pogba.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka marrë…