Pogba: Në ‘Old Trafford’ duhet të sulmojmë më shumë

24 shtator 2018 | 13:53

Mesfushori Paul Pogba është i pakënaqur me lojën e Manchester United kur kjo skuadër po luan si vendase. Francezi ka thënë se Unitedi në “Old Trafford” duhet vetëm të sulmoj.

“Luajtëm në shtëpi dhe duhet të kishim zhvilluar një lojë shumë më të mirë ndaj Wolverhamptonit. Kur luajmë në shtëpi duhet të sulmojmë, të sulmojmë dhe vetëm të sulmojmë. Ky është ‘Old Trafford” dhe ne këtu duhet të sulmojmë pasi kundërshtarët trembën kur ne jemi përpara”, ka thënë Pogba.

“Unë nuk jam trajneri i skuadrës, por duhet të tregojmë që kemi më shumë mundësi në lojë, kështu së paku mendojë unë. Duhet të lëvizim më shumë dhe më mirë”, ka deklaruar Pogba.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur të…