Pogba preferon kalimin në Juventus

12 maj 2022 | 16:07

Juventusi është në ndjekje të Paul Pogbas, për këtë janë të sigurt në Angli. “Mirror”, shpjegon se pavarësisht konkurrencës së madhe për francezin, i cili kërkohet nga klube si Real Madrid e PSG, Juventus ka një bonus më shumë në raport me rivalët, vet lojtari preferon të rikthehet në Torino.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të vetëdijshëm për këtë dëshirë të lojtarit, për këtë arsye janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë të madhe ekonomike duke kaluar edhe limitet e tyre, duke ofruar 9 milionë euro në sezon plus një bonus të majm në momentin që do të hedh firmën mbi kontratë.

Juventusi do të bëjë gjithçka për të rikthyer në Torino Pognan një lojtar që në 2016 e shitën te Manchester United për një shifër rekord prej 89 milionë paund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PLEVNESHI NË TIRANË Promovimi i librit "Mrekullia e tetë e…