Pogba: Ta sulmojmë Cityn, ne duhet të fitojmë!

06 dhjetor 2017 | 16:16

Paul Pogba u ka kërkuar bashkëlojtarëve të Manchester United që ta fitojnë ndeshjen me rivalët e hidhur të Manchester City, në derbin e së dielës.

Mesfushori francez është i pezulluar për ndeshjen kundër skuadrës së Pep Guardiolës, që kryeson Premier Ligë, me tetë pikë më shumë se të besuarit e Jose Mourinhos, pasi u dëbua nga fusha gjatë fitores 3-1 kundër Arsenalit. Megjithatë, Pogba i ka bërë thirrje Manchester United të hidhet në sulm, pasi të tijtë synojnë të shohin veten më pranë “qytetarëve”, në garën e titullit.

“Ne duhet të sulmojmë. Për të fituar këto lojëra ju duhet të jepni gjithçka, duhet ta vrisni ndeshjen kur keni një shans. Qytetarët kanë cilësi edhe përpara dhe mund ta vrasin ndeshjen në çdo kohë. Ata janë të parët, sepse kanë bërë mirë në fillim të sezonit e deri më tani. Vazhdojnë të fitojnë dhe nuk kanë humbur asnjë ndeshje. Natyrisht, janë shumë të fortë”, ka thënë Pogba.

Ndërsa Pogba do të jetë mënjanë në ndeshjen derbi të Manchesterit, ai beson në aftësitë e shokëve të tij të ekipit për ta fituar ndeshjen: “Kam besim të plotë tek ekipi. Edhe pse nuk do të jem në fushë me ta, do të jem atje duke shikuar lojën dhe duke dhënë energji pozitive. Shpresojmë se do të fitojmë. Jam shumë i zhgënjyer për mungesën time, sepse me të vërtetë dëshiroj ta ndihmoj ekipin, të jem atje për këtë derbi. Po luajmë kundër Manchester City dhe në këtë moment kemi nevojë për pikë. Duhet të fitojmë. Është një derbi i madh dhe atmosfera do të jetë e madhe. Kjo është ndeshja që të gjithë dëshirojnë të luajnë. Për fat të keq, unë nuk do të luaj, por do të jem atje për ta ndihmuar ekipin mentalisht”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot…