Polici e gjobiti, qytetari e kërcënoi: Kom me t’shkel me kerr

14 qershor 2023 | 20:54

Gjatë ditës së sotme një zyrtar policor ka paraqitur ankesë në Stacionin Policor në Suharekë ndaj një qytetari për kanosje.

Rasti besohet të jetë i ndërlidhur me një tiketë që zyrtari policor ia ka shqiptuar të dyshuarit disa muaj më parë.

I dyshuari S.D. e ka kanosur zyrtarin policor me fjalët “kom me t’shkelë me kerr nëse edhe një herë më shkruan tiketë”.

Rasti është raportuar në Stacionin e Policisë në Suharekë, i cili po e heton rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas arrestimit të tre policëve brenda territorit të Kosovës, nga…