Polici i rënë në veri la pas vetes gruan me tre fëmijë

24 shtator 2023 | 10:27

Në familjen e policit të vrarë në veri, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime.

Pranë shtëpisë së policit të rënë në detyrë po qëndrojnë Policia e Kosovës dhe autoambulanca, pasi gjendja emocionale e familjarëve të tij është jo e lehtë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit familjarët kanë shkuar edhe në QKUK ku kanë marrë lajmin se po kryhet obduksioni i policit të rënë në krye të detyrës e tek më pas do të mund ta marrin trupin e familjarit të tyre.

Deri në këto çaste nuk ka ndonjë informacion se për vizitë do të vijë dikush nga krerët e shtetit, por një gjë e tillë pritet ta bëjnë gjatë ditës.

Polici i rënë në detyrë ka lënë prapa vetes gruan dhe tre fëmijë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është jo e mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se ky sulm terrorist…