Policia angazhohet në zbatimin e masave anti-Covid (foto)

13 prill 2021 | 23:21

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19 dhe zbatimit të masave që kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit publik, Policia e Kosovës me njësitet e saja policore po vazhdon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive policore në nivel vendi.

“Qëllimi primar i Policisë së Kosovës është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike si dhe respektimi i masave anti covid në të gjitha rajonet e Kosovës, në interes të shëndetit publik, si dhe ndëshkimi i atyre që bien në kundërshtim me këto masa”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt të martën ka mbajtur mbledhjen e radhës…